SPAK përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim çështjen ndaj grupit të Laert Haxhiut

SPAK përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim çështjen ndaj grupit të Laert Haxhiut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim çështjen penale ndaj një grupi të strukturar kriminal, i përbërë nga Laert Haxhiu, Kristi Bixheku dhe Artan (Marjus) Tafani. Ata akuzohen për një sërë krimesh të rënda që variojnë nga vrasje me paramendim, shkatërrim prone me eksploziv, vjedhje me armë, sigurim kushtesh për vrasje si edhe vrasje për gjakmarrje. Laert Haxhiu, drejtues dhe organizator i grupit të strukturuar kriminal akuzohet për veprat e mëposhtme penale: Në bashkëveprim me Lulzim (Arapi) Spahija kreu krimin“Shkatërrimi i pronës me eksploziv’’, në dëm të shtetasit Arian Aliço, ngjarje e ndodhur më 5.4.2021, në Lushnjë; Në bashkëveprim me Artan (Marjus) Tafani kreu krimin“Shkatërrimi i pronës me eksploziv’’, në dëm të shtetasve, Besnik Çoku...