Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
PD hap LETRAT: Të hetohen dy tendera fiktivë me vlerë 7.5 mln euro të OSSH, fituesi i paracaktuar fiton me 98% të ofertës
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli denoncoi sot një tjetër skemë abuzive të qeverisë Rama me fondet publike, duke bërë me dije se vetëm në dy tendera të zhvilluar nga Drejtoria e Tensionit të Lartë në OSSH sh.a janë shpërdoruar 7.5 milionë euro përmes procedurave të dyshimta dhe mungesës së konkurrencës reale. Vangjeli theksoi se të dy tenderat janë zhvilluar në të njëjtën ditë, me të njëjtët ofertues dhe me fitues të njëjtin bashkim operatorësh, çka tregon për një proces të paracaktuar, në shkelje të parimeve të transparencës dhe trajtimit të barabartë. Ajo i kërkoi institucioneve përgjegjëse të nisin menjëherë hetimet për këtë rast, që sipas saj, përbën një tjetër shembull të kapjes së prokurimeve publike nga korrupsioni qeveritar. Pjesë nga deklarata: Opozita dhe...