Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zgjedhjet e 9 nëntorit, Berisha pas mbledhjes së kryesisë së PD: Do të mbështesim kandidatë të pavarur
Partia Demokratike do të mbështesë kandidatë të pavarur për të fituar në zgjedhjet e pjesshme lokale, jo vetëm për Bashkinë e Tiranës, por edhe në 5 bashkitë e tjera të vendit. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë, Berisha deklaroi se PD vlerëson shumë kandidaturat e pavarura, për të cilët theksoi Berisha historia ka treguar se janë më të suksesshme. “Ishte një mbledhje e veçantë, pati një diskutim të gjatë të përgjegjshëm, të lirë. U shprehën mendime gjerësisht për problematikat. Ajo që predominoi dhe e konsideroj një hap të rëndësishëm në përpjekjen tonë është që PD ndonëse ka kandidatura kalibri pa asnjë lloj krahasimi me organizatën kriminale në pushtet vlerëson dhe çmon shumë kandidaturat e pavarura. Do konsiderojmë me seriozitetin me të madh...