Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Maliq, tonelata me qepë drejt kalbjes, fermerët: Prodhimi stok, s`ka treg
Tonelata me qepë dhe prodhime të tjera bujqësore në Maliq po kalben në ara, për shkak të mungesës së tregut. Fermerët thonë se tregtarët nuk po blejnë prodhimin vendas, ndërsa edhe kur shfaqin interes, çmimi ofruar është nën kosto. Banorët e fshatrave në zonën e Maliqit tregojnë se qepa po u kalbet në fusha dhe rreziku që të mos shesin asgjë është shumë i madh. Braktisjes që shteti i ka bërë bujqësisë, fermerët po i përgjigjen me të njëjtën gjuhë, duke paralajmëruar se nuk do të jetë e largët dita kur tokat do të mbeten djerrë. Situata në Maliq është një tregues i qartë i krizës që po përjetojnë fermerët në çdo produkt bujqësor. Mes shpenzimeve të larta dhe mungesës së tregut, ata po shohin...