“Do shtrëngojmë masat ligjore për zjarrvënësit”, Rama: Kush humbi banesat dhe krerët e bagëtive nga flakët, do dëmshpërblehet qindarkë për qindarkë

“Do shtrëngojmë masat ligjore për zjarrvënësit”, Rama: Kush humbi banesat dhe krerët e bagëtive nga flakët, do dëmshpërblehet qindarkë për qindarkë

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe Ervin Demo, ministër Shteti për Pushtetin Vendor, morën pjesë sot në aktivitetin për kapitullin e ri të mbrojtjes civile nëpërmjet transformitit të Forcës zjarrfikëse dhe inovacionit. Rama u shpreh se të gjithë ata që kanë humbur shtëpitë nga zjarret, apo krerët e bagëtive, do të dëmshpërblehen. Ai njoftoi se sigurimi i banesave dhe bizneseve nga fatkeqësitë natyrore, do të sanksionohet edhe me ligj. Po ashtu shtoi se sa i përket zjarreve të vënë nga njerëzit, do të shtrëngohen masat ligjore. “Kush ka humbur banesa apo krerë bagëtish, të jenë të qetë sepse do të dëmshpërblehen qindarkë për qindarkë. Të gjithë të mendojnë dhe të marrin...