Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Raporti tronditës i KLSH: Pacientët 6 muaj pa kimio, mjekët e luftojnë kancerin me protokolle të 2014-s
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për barnat Onkologjike në QSUT, ka zbuluar fakte tronditëse për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale në Spitalin Onkologjik. Sipas auditimit, shumë pacientë kanë mbetur pa kimioterapi për periudha deri në 6 muaj, për shkak të mungesës së barnave dhe dështimit të sistemit të furnizimit. Në disa raste, thuhet ne raportin me rreth 200 faqe, pacientët kanë qëndruar me muaj pa marrë asnjë dozë kimioterapie, ndërsa qindra të tjerë kanë marrë trajtimin me ndërprerje, jashtë çdo protokolli mjekësor. “Mungesat kanë qenë të përsëritura, dhe në disa kontrata furnizimi, periudha pa ilaçe ka zgjatur deri në 6 muaj”, shkruhet ne dokumentin e KLSH. Gjatë verifikimeve në Farmacinë Qendrore ne QSUT, janë gjetur gjithashtu periudha të gjata ku stoku i...