Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Goditet “Call Center” mashtrues në Tiranë, arrestohen dy persona – sekuestrohen mbi 100 mijë euro
Në kuadër të operacionit policor të koduar “SCAMS” u arrestuan në flagrancë shtetasit Kejsi Përgjegji, dhe Marjus Hysa. Operacioni u organizua nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Departamentin për Policinë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Gjatë operacionit, u godit një tjetër Call Center në Tiranë, që shërbente për të mashtruar qytetarët evropianë, duke i bindur të investonin në bursa fiktive. Në pranga u vu administratori i subjektit, ku u gjetën 65210 euro. Gjithashtu, në pranga u vu edhe një shtetas tjetër, te cilit në banesë iu gjetën 41500 euro dhe 700.000 lekë të rinj, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kundraligjshme. Procedohen penalisht 38 shtetas të punësuar në call center. Janë sekuestruar gjithsej 106710 euro...