Trump i kërkon Izraelit t’i ndalë bombardimet në Gazë, pasi Hamasi pajtohet t’i lirojë pengjet

Trump i kërkon Izraelit t’i ndalë bombardimet në Gazë, pasi Hamasi pajtohet t’i lirojë pengjet

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka mirëpritur përgjigjen e Hamasit – grupit palestinez të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera – ndaj Planit të tij të Paqes në Lindje të Mesme, dhe i ka bërë thirrje Izraelit që “menjëherë t’i ndalë bombardimet në Gazë”. “Bazuar në deklaratën e lëshuar nga Hamasi, besoj se ata janë të gatshëm për PAQE të qëndrueshme”, ka thënë Trump në rrjetin e tij social Truth Social. Presidenti ka deklaruar se Izraeli duhet t’i ndalë menjëherë bombardimet në Gazë, për të mundësuar lirimin e pengjeve. Hamasi ka thënë përmes një deklarate se është pajtuar me pjesën më të madhe të planit të Trumpit për t’i dhënë fund luftës, përfshirë lirimin e të gjitha pengjeve, por që disa pika...