“Së shpejti hapet Akademia e Forcave Ajrore në Vlorë”/ Rama: Do kemi flotën me dronë sinjalizues dhe ‘mbjellës’

Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi se shumë shpejt do të hapet fizikisht Akademia e Forcave Ajrore, që do të nisë në Vlorë. Në prezantimin e projektit të ri për Mbrojtjen Civile, Rama tha se po punojnë për të krijuar flotën e dronëve pr evidentimin e zjrreve në kohë reale dhe për mbjelljen e zonave pyjore që digjen. Sipas Ramës, me ndihmën e dronëve ‘mbjellës’, do të mund të ripërtërihen territoret e djegura. 
“Do të fuqizojmë flotën tonë. Së shpejti do të hapet edhe fizikisht, se është çelur si proces Akademia e Forcave Ajrore, dhe do të fillojë në Vlorë edhe përgatitja e pilotëve të rinj. Do të rriten kapacitetet e flotës. Por, përtej kësaj, duhet të shtojmë në mënyrë të ndjeshme flotën e dronëve. Kemi përgatitur dhe jemi duke u marrë përditë qoftë me porositjen e dronëve me kamera termike për të monitoruar në kohë reale pyjet dhe kapur sa më shpejt sinjalin e zjarrit, ashtu sikundër jemi duke vlerësuar porositë për dronët që bëjnë mbjellje. Ky element tjetër i rëndësishëm që mendojmë për ripërtëritjen e atyre që digjen nga zjarret. Dhe këtu nuk harroj edhe nevojën që ta pasurojmë flotën tonë ajrore edhe me avionët zjarrfikës hap pas hapi. Po ashtu, kemi filluar punën për sistemet e hershme të alarmit duke krijuar qendra të integruara për reagim të shpejtë me mjete tokësore.”, tha Rama.