Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Në “Audi” me armë dhe municione tentuan t’i largohen policisë, arrestohet 40-vjeçari dhe e reja në Fier
Dy shtetas ranë në prangat e Policisë së Fierit pas një operacioni të zhvilluar pasditen e djeshme në lagjen “Apollonia”, ku u kapën duke qarkulluar të armatosur me një automjet tip “Audi”. Pavarësisht përpjekjes për t’u larguar nga vendngjarja, ata u ndaluan nga forcat e rendit, të cilat sekuestruan një armë zjarri me municion luftarak, automjetin dhe dy celularë. Gjatë kontrollit, në çantën e supit të drejtuesit të automjetit, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 2 aparate celularë. Në vijim të veprimeve për rastin, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier u arrestua në flagrancë shtetasi G. N. alias G. S., 40 vjeç, banues në...