George Hardy, piloti i fundit që luftoi në Evropë në Luftën e Dytë Botërore vdes në moshën 100 vjeçare

George Hardy, piloti i fundit që luftoi në Evropë në Luftën e Dytë Botërore vdes në moshën 100 vjeçare

George Hardy, piloti i fundit luftarak i “skuadronit të parë të zi” legjendar të Shteteve të Bashkuara, i njohur si “Tuskegee Airmen”, i cili operoi mbi Evropën e pushtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, vdiq sot në moshën 100 vjeçare. Që nga fillimi i vitit 1945, George Hardy, si pilot luftarak “P-51”, mori pjesë në 21 misione luftarake, në moshën vetëm 19 vjeç, duke shoqëruar bombarduesit amerikanë në objektiva në zemër të Gjermanisë naziste, gjatë fazës së fundit dhe më të përgjakshme të luftës. Duke u nisur nga një aeroport i improvizuar në rajonin e Pulias në Italinë jugore, ai fluturoi mbi brigjet e Adriatikut dhe Jugosllavisë me kolegë të tjerë në “Mustangjet”, për të shoqëruar bombarduesit e rëndë “B-17” dhe “B-24”, të cilët po...