Një zbulim i ri gjenetik tregon shkakun kryesor të autizmit

Një zbulim i ri gjenetik tregon shkakun kryesor të autizmit

Një zbulim i rëndësishëm shkencor nga “Northwestern University”, Illionis ka hedhur dritë mbi një nga shkaqet kryesore të autizmit, një çrregullim zhvillimor që ndikon në mënyrën se si një person komunikon, sillet dhe ndërvepron me të tjerë,  sipas “Daily Herald”. Autizmi prek rreth 1 në 59 fëmijë dhe djemtë kanë katër herë më shumë gjasa të diagnostikohen sesa vajzat. Megjithëse është mjaft i përhapur, shkencëtarët nuk e kanë kuptuar plotësisht se çfarë e shkakton. Ky studim i ri, megjithatë, mund të zbulojë një pjesë thelbësore të enigmës. Ekipi i udhëhequr nga profesori Peter Penzes zbuloi se ndryshimet në disa gjene mund të pengojnë zhvillimin normal të trurit në fazat e hershme, duke ndikuar në mënyrën si qelizat nervore krijojnë lidhje mes tyre. Në tru, qelizat...