Gjendet në Tapizë një makinë e djegur, brenda saj dy automatikë dhe një krehër

Gjendet në Tapizë një makinë e djegur, brenda saj dy automatikë dhe një krehër

Një automjet tip “Peugeot” është gjetur plotësisht i djegur në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve në Tapizë. Makina e djegur është gjetur rreth orës 21:30 të mbrëmjes së të premtes (3 Tetor). Gjatë këqyrjes, në brendësi të makinës janë gjetur dy armë zjarri automatike dhe një krehër. Blutë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit. “Me datë 03.10.2025: rreth orës 21:30, në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve, në Tapizë, është djegur plotësisht një automjet tip “Peugeot”. Gjatë këqyrjes, në brendësi të tij janë gjetur dy armë zjarri automatike dhe një krehër.