Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zgjedhjet në 6 bashki, PD mbledh sot Kryesinë, zbulohen dy “pikat” e diskutimit
Partia Demokratike do të mbledhë mesditën e sotme Kryesinë, ku pritet që të jenë në qendër diskutimet për zgjedhjet e pjesshme. Gazetarja e Top Channel Elda Menga mëson se në këtë mbledhje do të informohet nga grupi i punës rreth ecurisë së bisedimeve me aleatet në lidhje me përfaqësimin në zgjedhjet vendore të datën 9 nëntor. Po ashtu do të ketë diskutime dhe vendimmarrje mbi organizimin e procesit zgjedhor në 6 bashkitë që hyjnë në zgjedhje. Top Channel