Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zgjedhjet në 6 bashki, PD mbledh sot Kryesinë. Dy ‘pikat’ e diskutimit
Partia Demokratike do të mbledhë sot Kryesinë, ku pritet që të jenë në qendër diskutimet për zgjedhjet e pjesshme. Në këtë mbledhje do të informohet nga grupi i punës rreth ecurisë së bisedimeve me aleatet në lidhje me përfaqësimin në zgjedhjet vendore të datën 9 nëntor. Po ashtu do të ketë diskutime dhe vendimmarrje mbi organizimin e procesit zgjedhor në 6 bashkitë që hyjnë në zgjedhje. Kujtojmë se ende PD-ja ende nuk ka bërë zyrtare emrat e kandidatëve për 6 bashkitë e vendit, përfshi dhe bashkinë e Tiranës.