Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Mashtrim digjital/ Kujdes nga pajisjet POS pirate, ju grabisin nga kartat që mbani në xhep a çantë
Foto ilustruese TIRANË- Një mënyrë e re mashtrimi digjital ka krijuar shqetësim në përdoruesit e kartave bankare. Nëpërmjet një pajisje POS pirate, e cila duket identike me lexuesit normalë të kartave të instaluara në njësitë e biznesit, tentohet të grabitet mbajtësi i saj duke manipuluar pagesa të paautorizuara prej tij, thjesht duke iu afruar çantave apo xhepave ku mbahen kartat. Mekanizmi i këtij mashtrimi shfrytëzon mundësinë që kanë kartat bankare për të kryer pagesa pa qenë nevoja që përdoruesi ta vendosë kartën në POS dhe të shtypë PIN-in për të autorizuar kryerjen e transaksionit. Nga MSc Roland Tashi, ekspert i çështjeve të sigurisë Ndryshe nga grabitjet në ATM dhe mashtrimet e pagesave online për të cilat ka informacion të mjaftueshëm lidhur me teknikat që përdoren, fenomeni...