Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Hamas i pranon disa pjesë të planit të Trumpit për Gazën, por kërkon bisedime
Hamas njoftoi të premten vonë se do t’i pranojë disa pjesë të planit të presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, duke përfshirë lirimin e pengjeve dhe dorëzimin e qeverisjes së enklavës, por kërkon bisedime për shumë nga kushtet e tjera të marrëveshjes. Në një kopje të deklaratës, që e ka parë agjencia e lajmeve Reuters, Hamas e dha përgjigjen e tij ndaj planit 20-pikësh të Trumpit, pasi presidenti amerikan i kishte dhënë grupit militant palestinez afat deri të dielën për ta pranuar marrëveshjen. Trumpi nuk ka thënë nëse kushtet e planit mund të negociohen, siç kërkon Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE. Një çështje e rëndësishme për të cilën Hamasi nuk u...