Mbetën të bllokuar në Bjeshkën e Javorrit si pasojë e dëborës, shërbimet e arrijnë të gjejnë personat që kërkuan ndihmë

Mbetën të bllokuar në Bjeshkën e Javorrit si pasojë e dëborës, shërbimet e arrijnë të gjejnë personat që kërkuan ndihmë

Persona të bllokuar nga reshjet e dëborës në zonën e Bjeshkës së Javorrit, Njësia Administrative Fierze, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë të pajisur me ushqime dhe dru për zjarr. Banorët kanë bërë të ditur se do të qëndrojnë sonte në stan, ndërsa forcat e bashkisë kanë bërë rrugën në këmbë deri në zonën ku ishin ata, kjo për shkak se mjeti nuk ka arritur të kalojë si pasojë e trashësisë së borës. “Rreth orës 13:05, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë marrë njoftim se disa persona janë izoluar në një stan në Bjeshkën e Javorrit, për shkak të bllokimit të rrugës nga reshjet e dendura të dëborës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, punonjësit e Policisë Tropojë së bashku me Emergjencat Civile...