Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
James Rubin: Haga duhet t’i shpallë të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së
James Rubin KOSOVË-Ish zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit amerikan, James Rubin i cili ishte dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë, ka përsëritur deklaratën e tij se ish-presidenti, Hashim Thaçi nuk kishte rol kyç në vendimmarrjet e UÇK-së. Rubin këtë deklaratë e bëri në një intervistë për gazetaren e njohur, Christiane Amanpour. Ish-diplomati amerikan tha se nga pyetjet e gjyqtarëve kishte përshtypjen se ata ishin të anshëm dhe se ata veçse kishin marrë vendim kundër ish-krerëve të UÇK-së duke shtuar se ky tribunal duhet të bëjë gjënë e duhur dhe të lirojë ish liderët e UÇK-së. "Nuk është e vërtetë që gjithë shqiptarët urrejnë serbët dhe të gjithë serbët urrejnë shqiptarët, shumica e shqiptarëve dhe serbëve do donin të jetonin në paqe me njëri-tjetrin. Ky gjyq...