Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Trump telefonon Erdogan për Gazën, thirrje për bashkëpunim dhe paqe në rajon
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilluan këtë të premte një telefonatë të iniciuar nga SHBA-të, me fokus situatën në Rripin e Gazës dhe marrëdhëniet dypalëshe. Ky komunikim vjen vetëm tetë ditë pas takimit të tyre të fundit më 25 shtator, gjatë një vizite zyrtare të presidentit turk në Uashington. Sipas deklaratës së presidencës turke, presidenti Erdoğan vlerësoi vizitën në SHBA dhe e cilësoi atë si një hap që forcoi marrëdhëniet Turqi–SHBA, duke theksuar rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes. “Vizita ime në Uashington forcoi më tej marrëdhëniet tona dhe nevojitet që të ndërmerren hapa konkrete për të avancuar bashkëpunimin në të gjitha fushat”, citohet të ketë thënë Erdoğan. Në lidhje me konfliktin...