“Emri konfirmohet brenda javës”/ Berisha për kandidatët Çepani, Hasimja dhe Hackaj: Jam i gatshëm të mbështes…

“Emri konfirmohet brenda javës”/ Berisha për kandidatët Çepani, Hasimja dhe Hackaj: Jam i gatshëm të mbështes…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp të mbajtur këtë të premte, komentoi emrat që janë përmendur si kandidatë të mundshëm të opozitës për Bashkinë e Tiranës, përballë Ogerta Manastirliut të Partisë Socialiste. Berisha vlerësoi kandidatët e përfolur, Edlira Çepani, Ermal Hasimja dhe Florian Hackaj, duke i cilësuar si figura me integritet dhe vlera të spikatura qytetare e morale. “Po diskutojmë me aleatët për modelin më të përshtatshëm: a do jetë një kandidaturë e pastër politike nga PD, një kandidaturë e përbashkët e koalicionit, apo një kandidat i pavarur i mbështetur nga të gjitha partitë opozitare? Kjo është pyetja kyçe, për të cilën po kërkojmë dakordësinë më të gjerë”, tha Berisha. Sipas tij, opozita është në fazën përfundimtare të përzgjedhjes dhe...