Topa obuz dhe helikopterë- Çfarë armatimesh do të marrë Shqipëria nga Izreli?

Edi Rama dhe Benjamin Netanyahu

TIRANË-Në shtator të këtij viti u arrit një marrëveshje bashkëpunimi Shqipëri-Izrael për kapacitetet mbrojtëse. Në marrëveshja e publikuar në Fletoren Zyrtare pala jonë synon forcimin e aftësive mbrojtëse të vendit dhe thellimin e bashkëpunimit ushtarak për ta bërë kapacitetin mbrojtës shqiptar në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare. Konkretisht janë tre kontrata me të cilat parashikohet të blihet armatim izraelit, i cili do të montohet nga vetë izraelitët. 
Por çfarë do të blejë Shqipëra nga Izreli?
Në marrëveshjen e parë e emërtuar ATMOS, ndryshe Sistem i armatimit të vetëkomanduar  të montuar  në  automjet do të blihen topa obuz lëvizës 155 milimetër, me kalibër 52. Në marrëveshjen e dytë të quajtur SPEAR – do të blihen sisteme  mortaje 120 milimetër të  montuar dhe në marrëveshjen e tretë të njohur si Sistemi “Kuadkopter” që janë një lloj helikopterësh parashikohet që produktet  dhe  sistemet e kuadkopterëve të montohen duke përjashtuar vetëm 10 platformat e para.

Në vendim thuhet se Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë angazhohet të integrojë dhe zhvillojë në vend me kapacitete të reja mbrojtëse, me mbështetjen teknike dhe monitorimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit.
Kjo marrëveshje parashikon forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, bashkëpunim strategjik me Izraelin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, projekte të përbashkëta dhe shkëmbime teknologjike në dobi të sigurisë kombëtare./ZËRI