Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
U akuzua për shpifje, GJKKO pushon çështjen ndaj Flamur Nokës
GJKKO ka pushuar çështjen ndaj Flamur Nokës, ku akuzohej nga një person për shpifje, denoncuar para zgjedhjeve të 11 majit. Njoftimi i GJKKO: I dëmtuari akuzues Gjergji Vishkulli ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “ 1. Deklarimin fajtor të të akuzuarëve Flamur Noka dhe Shoqëria Tregtare “3 DS & AF Entertainment sh.p.k”, të paditur për veprën penale të shpifjes së kryer botërisht; 2. Detyrimin e të paditurëve për të dëmshpërblyer paditësin për dëmin jashtëkontraktor të pësuar nga cënimi i nderit dhe i personalitetit si dhe cënimi i imazhit personal, profesional. 3. Detyrimin e të paditurëve të akuzuar të përgënjeshtrojnë lajmin e publikuar në portalin e adminsitruar nga ana e tyre me shpenzimet e veta nëpër të gjitha mediat kombëtare duke publikuar vendimin gjyqësor lidhur...