Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
I jepte informacione inteligjencës izraelite, arrestohet detektivi turk në Stamboll
Shërbimi Sekret Turk (MIT), në bashkëpunim me Prokurorinë e Stambollit dhe Policinë e Stambollit, arrestoi një detektiv privat të quajtur Serkan Çiçek pasi u zbulua se ai punonte për Mossad-in, inteligjencën izraelite. Sipas informacioneve nga burimet e sigurisë, MIT organizoi një operacion të koduar “Metron Activity” kundër Çiçek pasi u zbulua se ai punonte për Izraelin. Hetimet e MIT zbuluan se Çiçek kishte kontakte me Faysal Rasheed, një anëtar të Qendrës Izraelite për Operacione në Internet. Çiçek pranoi se spiunonte një aktivist palestinez që kundërshtonte politikën e Izraelit në Lindjen e Mesme. Hetimet zbuluan gjithashtu se emri i tij i vërtetë ishte Muhammet Fatih Keleş dhe se ai e ndryshoi emrin e tij pasi kishte marrë borxhe të konsiderueshme në aktivitetet e tij profesionale. Më...