“Rendi i ri”, shfaqja “spanjolle” në teatrin e Gjirokastrës

“Rendi i ri”, shfaqja “spanjolle” në teatrin e Gjirokastrës

Shfaqja “Rendi i ri” e dramaturgut spanjoll Sergi Pompermayer ka çelur sezonin e ri teatror në skenën artistike, në qytetin e Gjirokastrës. E interpretuar për artdashësit nga aktorët e teatrit shëtitës “Çajupi” kjo pjesë trajton problematikat me të cilat përballet shoqëria bashkëkohore. Ngjarja zhvillohet në një repart të braktisur autopsie dhe ka në qendër katër rrëmbyes e dy të rrëmbyera (nënë e bijë), që instinktivisht janë nën kthetrat e urrejtjes dhe grindjeve të vazhdueshme për vendin, pasiguri me trazira, me krizë demokracie, vënie në pikëpyetje të drejtësisë, abuzimin emocional, kompleksitetin e pakënaqësisë dhe anarkinë. “Që në momentin e parë që e morëm mendojmë se kjo pjesë është shumë aktuale për një popull i cili  vuan gjithçka sidomos papunësinë, legalizimet e pronave, ishte shumë aktuale dhe...