Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Pse ma vrave djalin”, babai i Andi Malokut përballet me Plaurent Dervishajn në gjykatë
Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), u zhvillua të premten një seancë gjyqësore në kuadër të procesit për atentatin e ndodhur më 1 nëntor 2019, pranë mbikalimit të Shkozetit, ku mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja. Në seancë dëshmoi babai i viktimës, Genc Maloku, i cili u përball në sallën e gjyqit me të pandehurin Plaurent Dervishaj, i akuzuar si porositës i atentatit. Seanca u shoqërua me momente tensioni, ndërsa Genc Maloku kërkoi të dinte arsyen e sulmit ku mbeti i vrarë djali i tij, Andi Maloku. “Më thuaj, pse ma vrave djalin? Çfarë të kishte bërë ai? Edhe mua pse doje të më vrisje? S’të kam bërë asgjë!” Në reagim, Plaurent Dervishaj iu përgjigj shkurt:...