Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Trafik dhe skllavëri/ Ja si shfrytëzoheshin për pr*stitucion kolumbianet në Shqipëri, tutorët i zhysnin në borxhe që…
Detaje të reja janë publikuar në mediat kolumbiane lidhur me rrjetin e prostitucionit që u godit në Tiranë dhe Kolumbi. Policia Kombëtare e Kolumbisë, në një operacion të koordinuar me Prokurorinë e Përgjithshme të Shtetit dhe agjenci ndërkombëtare si Europol, ka goditur një strukturë të fuqishme kriminale transnacionale të njohur si "RAPHAX", e cila merrej me trafikimin e qenieve njerëzore për qëllime shfrytëzimi seksual në Evropë. Operacioni u realizua përmes kontrolleve të njëkohshme në disa qytete të vendit. Si rezultat i ofensivës policore, u ekzekutuan 12 urdhër-arreste në qytetet Medellín (9), Pereira (2) dhe Cali (1) ndaj anëtarëve të kësaj rrjete kriminale. Të gjithë të ndaluarit do të përballen me akuza për trafikim personash për qëllime shfrytëzimi seksual dhe pjesëmarrje në grup kriminal të strukturuar....