Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror, Ilirjan Celibashi, ka zbuluar sot afat e miratuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet e pjessshme të 9 nëntorit. Celibashi është shprehur e KQZ ka si detyrim ligjor të zbarojë dekretin e presidentit dhe të garantojë zhvillimin e zgjedhjeve për 6 bashkitë vendore, përfshirë edhe Tiranën.
“KQZ ka vetëm një përgjegjësi, organizmin e zgjedhjeve që dekretohen nga një institucion tjetër, që është presidenti sipas një procedure të përcaktuar. KQZ nuk mund të vërë në diskutim çfarë është zhvilluar nga çdo pikëpamje ligjore dhe kushtetuese deri në daljen e dekretit. Detyra KZQ është të përgatisë procesin zgjedhor për të 6 bashkitë dhe nuk e farë te lejuar të vërë në diskutim vendimmarrjet e presidentit apo të Këshillit të Ministrave.”, u shpreh Celibashi.
Kryekomisioneri konfirmon se është parashikuar që fushata zgjedhore të zhvillohet nga 1-8 nëntor. Më tej, Celibashi bëri me dije se fondi i parashikuar deri më tani për këto zgjedhje, është 306 milionë lekë të reja, sipas vlerësimt paraprak.
“Në total janë 22 KZAZ, 1428 qendra votimi ku do votohet. Sa i përket numrin e zgjedhësve, kemi numrin e 11 majit, janë 992 103 zgjedhës, që kanë qenë në listën e zgjedhësve të këtyre bashkive në zgjedhje për 11 majin. Në një vlerësim paraprake të zgjedhjeve, kemi një vlerë 306 milionë lekë përafërsisht. Nesër ose pasnesër do ta kemi të finalizuar për buxhetin e këtyre zgjedhjeve, kemi përgatitur drafte përgjegjëse, që lidhet me afatet. Procesi i regjistrimit të subjekteve, fillimi i fushatës, Kemi parashikuar që fushata zgjedhore të zhvillohet nga 1-8 nëntor. Jemi në procesin e përzgjedhur personelin, që do angazhohet në këto zgjedhje”, tha ai.
