GJKKO i heq masën e pezullimit nga detyra kreut të Prokurimeve Publike

jonaid myzyraj

TIRANË- Gjykata e Posaçme i ka hequr masën e pezullimit nga detyra kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri.
Bëhet me dije se tashmë mbetet në fuqi vetëm masa e detyrimet për paraqitje. Myzyri është i dyshuar për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike.
Hetimet për Myzyrin 
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pas hetimeve, ka dalë në përfundimin se titullari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri dhe vartësit e tij se kanë ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë në vendimmarrje, duke shpallur fitues të tenderit për mirëmbajtjen e rrugës Rreshën-Ura e Repsit bashkimin e operatorëve ekonomikë që kishin paraqitur ofertën më të lartë.
Sipas SPAK, Komisioni i Prokurimit Publik duhet të orientonte autoritetin kontraktor për anulimin e procedurës, me qëllim rihapjen e saj, duke iu dhënë mundësinë operatorëve ekonomikë që të plotësonin kriteret e vendosura prej tij të konkurrojnë.
Jonaid Myzyri është marrë i pandehur bashkë me 11 persona që dyshohen se shkelën barazinë në tendera. Autoritetet kanë ndarë veçmas një grabitje të ndodhur në shtëpinë e punonjëses së Komisionit të Prokurimeve Publike, Lindita Skeja. Përgjimi i punonjëses së KPK, Lindita Skeja e cila implikon titullarin në procedurat abuzive të tenderit tregon se punonjësja i ankohet bashkëbiseduesit në telefon se kishte firmosur për Myzyrin dhe tani po “vuante pasojat”./ZËRI