Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shërbimi i ri i OSHEE, Balluku bën njoftimin: Pagesë me kartë bankare, pa kosto shtesë
Duke filluar nga 1 tetori, qytetarët mund të paguajnë faturat e energjisë elektrike edhe me kartë bankare në pikat e shërbimit të OSHEE Group. Lajmi u bë i ditur nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila theksoi se ky shërbim i ri do të shtrihet së shpejti në të gjithë vendin, duke u kthyer në një standard të ri të aksesit për qytetarët. Sipas njoftimit zyrtar, ky sistem pagesash është vendosur fillimisht në Tiranë, por brenda pak javësh do të aplikohet në të gjitha qytetet e tjera, si pjesë e strategjisë së dixhitalizimit të shërbimeve që OSHEE ka ndërmarrë vitet e fundit. Njoftimi nga OSHEE: Risia e OSHEE Group, nga 1 tetori faturat e energjisë do të paguhen edhe me...