Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Dekonspironte aksionet e Policisë, GJKKO pranon kërkesën e Çyrbjes, do të përfitojë ulje dënimi
Jurgis curbja TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja për gjykim të shkurtuar, duke nënkuptuar uljen e 1/3 të dënimit. Bashkë me të do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar dhe dy të pandehurit e tjerë, Ahmet Masha dhe Altin Hajri. SPAK përfundoi hetimet më 15 korrik 2025 dhe dërgoi për gjykim ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, Ahmet Mashën dhe Altin Hajrin. Tre të pandehurit akuzohen për rrjedhje informacioni sekret dhe korrupsion në zgjedhje. Jurgis Çyrbja u arrestua më 20 tetor të vitit të kaluar. Ish-deputeti akuzohet për disa vepra penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”....