edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një konferencë për shtyp në Kryeministri, në orën 11:30 këtë të premten. Mësohet se në konferencë, së bashku me Ramën, do të jenë ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, dhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari.
Nuk dihen detaje rreth kësaj konference, por prezenca e dy ministrave tregon se në fokus do të jenë çështjet që lidhen me Punët e Brendshme dhe Drejtësinë. Nuk përjashtohet mundësia që gjatë konferencës të bëhen edhe njoftime për vendimmarrje apo reforma specifike në fushat që mbulojnë ministrat e pranishëm.
Kjo është një nga konferencat e rralla të kryeministrit Rama pas marrjes së mandatit të ri, pasi ai ka zgjedhur të rikthehet tek kjo formë komunikimi me publikun. Konferenca e Ramës me ministrat Koçiu dhe Lamallari vjen vetëm pak orë para takimit me strukturat e Tiranës, që do të zhvillohet në orën 16:30./ZËRI
