Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Reshje shiu dhe bore, ulen temperaturat. Parashikimi i motit për sot
Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët, dhe me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit gjatë orëve të mëngjesit. Në mesditë dhe pasdite reshjet e shiut do të lokalizohen kryesisht në relievet kodrinore-malore Verilindje-juglindje-jug, ndërsa reshjet e shiut do të kovertohen në reshje dëbore në Verilindje në lartësinë mbi 700- 1000metër, Juglindje 1100-1300 metër mbi nivelin e detit. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare 12m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 23m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 4-6 ballë.