Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kokainë dhe identitete false, goditet banda shqiptare në Angli (Emrat)
Katër shqiptarë janë dënuar me rreth 25 vite burg në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u kapën duke trafikuar kokainë me vlerë mbi 4 milionë paund në qytetin e Southampton. Banda e përbërë nga Nuri Mucmataj, Bekim Halilaj, Fitim Halilaj dhe Tamas Hela. u godit pas një hetimi 9-mujor të policisë britanike, që çoi në sekuestrimin e drogës dhe të dhjetëra mijëra paundëve para cash. Policia britanike ndaloi një furgon tip ‘Astra’ më 21 prill 2017 në Southampton, ku gjeti kokainë me vlerë 140 mijë paund, 30 mijë paund para të gatshme, si dhe dy anëtarë të bandës, Tamas Hela dhe Fitim Halilaj. Mjeti ishte modifikuar me ndarje të fshehta për të transportuar drogën dhe paratë pa u zbuluar. Pas ndalimit, policia kreu bastisje në Carrington...