Iu dëmtuan shtëpitë e tokat nga reshjet e shiut, banorët e ish-kënetës kërkojnë zgjidhje pas përmbytjeve të përsëritura

Iu dëmtuan shtëpitë e tokat nga reshjet e shiut, banorët e ish-kënetës kërkojnë zgjidhje pas përmbytjeve të përsëritura

Banorët e zonës së ish-kënetës, njohur ndryshe si Durrësi i Ri, të cilët janë përmbytur dy herë brenda këtij viti, më 29 janar dhe më 11 shtator, kanë protestuar pasditen e sotme. Ata i kanë kërkuar bashkisë Durrës ndërhyrje urgjente dhe një zgjidhje afatgjatë për problemin e tyre të përsëritur. Nëpërmjet reagimit dhe një peticioni të nënshkruar nga rreth 800 banorë të zonës, ata i janë drejtuar pushtetit vendor me kërkesa konkrete, duke theksuar se dimri që po afron dhe ndryshimet e papritura të motit nuk duhet të sjellin të tjera katastrofa në banesat dhe bizneset e tyre. Përveç masave parandaluese, banorët kërkojnë gjithashtu dëmshpërblimin e premtuar financiar për familjet që u dëmtuan nga dy përmbytjet e këtij viti. Top Channel