Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Sulmi në Mançester, reagon Starmer: Urrejtja po rritet në Britani, do të bëjmë gjithçka për të garantuar…
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, ka reaguar për herë të parë për sulmin që ndodhi në sinagogë në Mançester, ku si pasojë humbën jetën dy persona dhe katër të tjerë mbeten të plagosur. Duke folur pas një takimi urgjent në Downing Street, Starmer dënoi sulmin, që e cilësoi si të neveritshëm, duke dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë për komunitetin hebre në Britani. “Çdo hebreu në këtë vend, dua t’i them këtë: E di sa frikë ndjeni brenda vetes, e di me të vërtetë. Dhe në emër të vendit tonë, dua të shpreh solidaritetin tim dhe trishtimin tim që ende duhet të jetoni me këto frikëra. Askush nuk duhet ta përjetojë këtë. Askush”. Starmer premtoi masa të menjëhershme për të garantuar sigurinë e...