Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Moti i keq në Bulqizë, trashësia e dëborës arrin në 10 cm
                            Reshjet e shiut të gjatë natës së kaluar si dhe gjatë ditës së sotme janë shoqëruar me temperatura të ulëta dhe reshje dëborë në zonat malore, kryesisht në fshatrat e thella të njësisë aministrative Martanesh dhe Zerqan ku trashësia e dëborës ka arritur deri 10 centimetra. Reshe dëbore ka pasur edhe në  zonat minerale në Thekën të Martaneshit të njësisë Martanesh si dhe në zonën e Tërnovës të njësisë Zërqan ku punojnë minatorët. Ndërkohë policia lokale e Bulqizës bën thirrje drejtuesve të automjeteve të cilët transportojnë minatorët të përdorin zinxhirë në rrugët ku ka dëborë. Top Channel