Rama “talli” Trump në sy të Macronit, mediat nërkombëtare i bëjnë jehonë: Liderët europianë ‘përqeshin’ presidentin amerikan

foto ilustrim: Pamje nga video dhe titujt e lajmeve

TIRANË- Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë batutës së kryeministrit Edi Rama me liderët e BE, kryesisht me presidentin francez, Emmanuel Macron, në lidhje me një lapsus që presidenti i SHBA-ve ka bërë, duke ngatërruar Armeninë me Shqipërinë. Media të ndryshme kanë pasqyruar pamje nga momenti, tashmë viral. Formulime të ndryshme, por me kuptimin e njëjtë, të gjitha mediat e kanë titulluar lajmin “tallje” ndaj Trump.
“Trumpi tallet nga udhëheqësit evropianë për ngatërresën Armeni-Shqipëri”, shkruan POLITICO.

politico

“Kryeministri shqiptar tall Trumpin për gabimet gjeografike me udhëheqësit evropianë”, shkruan The London Economic.

the london economic

“Udhëheqësit botërorë qeshin me Trumpin 79-vjeçar për përfundimin e një lufte joekzistente”, shkruan The Daily Beast.

the daily beast

“Ja ku kryeministri shqiptar tallet me Trumpin me Macronin”, shkruan Blue Neës.

blue neës

“Kryeministri shqiptar bën shaka për Trumpin para Macronit dhe Aliyevit”, shkruan RBC Ukraine.

rbc ukraine

Pak para nisjes së Samitit të 7-të të Komunitetit Politik Europian në Kopenhagen këtë të enjte, një video e shpërndarë në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen. Në pamjet që po qarkullojnë, shihet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke i drejtuar një batutë presidentit francez, Emmanuel Macron, ku rikujton disa nga gafat e presidentit amerikan, Donald Trump.
Bëhet fjalë për rastet kur Trump ka ngatërruar Armeninë me Shqipërinë, duke thënë se kishte “shuar konfliktin me Azerbajxhanin”, edhe pse Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë konflikt me këtë vend.

“Ti duhet të kërkosh falje, këtu, ne të dyve, sepse nuk na urove për marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump bëri mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit,” dëgjohet të thotë Rama në video.
Ngatërrimi i Trump – që në vend të procesit të paqes Armeni-Azerbajxhan përmendi Shqipërinë – ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Gjatë një interviste të gjatë në emisionin “Fox and Friends”, presidenti amerikan pretendoi se i kishte dhënë fund luftës midis Azerbajxhanit dhe Shqipërisë – dy vende që, për habinë e të gjithëve, nuk kanë qenë kurrë në luftë me njëra-tjetrën.
Kjo ishte hera e dytë që Trump bën të njëjtën gafë. Në gusht, gjatë një interviste në “Mark Levin Shoë”, ai përmendi “paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë”, ndërsa në fakt i referohej konfliktit në Nagorno-Karabakh mes Azerbajxhanit dhe Armenisë./ZËRI