Shefi i “Ryanair” i shqetësuar për dronët rusë mbi aeroporte: Nuk kam besim tek udhëheqësit evropianë që pinë çaj dhe hanë biskota”

Shefi i “Ryanair” i shqetësuar për dronët rusë mbi aeroporte: Nuk kam besim tek udhëheqësit evropianë që pinë çaj dhe hanë biskota”

Drejtori ekzekutiv i kompanisë së fluturimeve “Ryanair”, Michael O’Leary, ka akuzuar Bashkimin Evropian se ka dështuar të mbrojë aeroportet nga dronët që fluturojnë pranë tyre, duke kërkuar që ato të rrëzohen menjëherë për të shmangur rrezikun në trafikun ajror. “Pse nuk po i rrëzojmë këta dronë?”, deklaroi ai në një intervistë për Politico, duke iu referuar incidenteve të fundit në aeroportet evropiane, përfshirë atë të Kopenhagenit. Sipas O’Leary, vetëm tre javë më parë, dronët fluturuan mbi Poloni duke detyruar mbylljen e aeroporteve për katër orë, ndërsa javën e kaluar aeroportet daneze u pezulluan për rreth dy orë. Ai e cilësoi situatën “shqetësuese” dhe kërkoi veprime të menjëhershme. Megjithatë, ai shtoi se ngritja e një “muri kundër dronëve” nuk është zgjidhje efektive, pasi sipas tij “rusët...