Një 22-vjeçar shqiptar i cili udhëtoi drejt Mbretërisë së Bashkuar me shpresën për të punuar në sektorin e ndërtimit, e gjeti veten duke punuar në një fermë kanabisi në Blackpool.
Indri Lumci, 22 vjeç, u gjet në shtëpinë në Loftos Avenue kur oficerët i vajtën për një kontroll më 19 prill të këtij viti.
Kur oficerët trokitën dhe kërkuan të hynte, Lumci vrapoi lart dhe u gjet i fshehur në papafingo kur oficerët hynë me forcë brenda.
Tre dhoma gjumi të shtëpisë gjysmë të shkëputur ishin shndërruar në një fermë të sofistikuar kanabisi, me ndriçim, ventilatorë dhe ventilim për të maksimizuar rritjen. Mbi tavolinën e kafesë ishte një thikë Rambo, një shkop i zi dhe çelësi i një makine Honda, e cila ishte parkuar jashtë – ku u gjet kanabis me vlerë 4,000 paund, dëgjoi Gjykata e Kurorës në Preston.
Lumci u arrestua dhe nuk bëri asnjë koment. Ai u deklarua fajtor për prodhim kanabisi, me arsyetimin se punonte si kopshtar në pronën e Blackpoolit.
Gjykata e dënoi të riun shqiptar me nëntë muaj burg por tanimë ai do të lirohet nga qelia, për shkak se ka kaluar 5 muaj në paraburgim/
Të pandehurit që janë emigrantë të paligjshëm dhe që dënohen me më shumë se 12 muaj, deportohen automatikisht.
