Inteligjenca Artificiale në shëndetësi, ministrja Sala në Londër: Receta elektronike dhe gjurmim digjital i barnave

Inteligjenca Artificiale në shëndetësi, ministrja Sala në Londër: Receta elektronike dhe gjurmim digjital i barnave

Digjitalizimi i plotë në shëndetësi, receta elektronike dhe gjurmimi digjital i barnave (track and trace) janë e vetmja rrugë për një shëndetësi bashkëkohore. Këto janë disa nga pikat që synon të realizojë mnistrja e re e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Evis Sala. Mjekja e njohur tashmë në postin e mistres, ishte e pranishme në samitin dyditor “Inteligjenca artificiale në shëndetësi”, organizuar në Londër nga “The economist”. Për të shëndetësia globale po hyn në një fazë të re, ku teknologjitë e avancuara do të lejojnë kalimin nga diagnostika tradicionale në një nivel të ri të ashtuquajtur “super-diagnostikë”. “Spitali i së ardhmes do të ketë një infrastrukturë të padukshme teknologjike, qendër të unifikuar të të dhënave të pacientit, zero barrë administrative për profesionistët dhe një kulturë bashkëpunimi...