U ekzekutua me plumb në kokë! Edmir Bregu do i vriste nipin, Avdylaj porositi vrasjen, vëllai i deputetit e ndihmoi

Aldo Avdylaj, Edmir Bregu, Astrit Avdylaj dhe Enea Kume

TIRANË-SPAK dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit zhvilluan sot një aksion në Durrës, ku u godit një grup i strukturuar kriminal. SPAK ka zbuluar autorët e vrasjes së 32-vjeçarit Edmir Bregu në Durrës. Bëhet fjalë për ngjarjen e 21 janarit të vitit 2021 kur u qëllua dy herë në kokë dhe në gjoks sapo zbriti nga makina në lagjen 16 të qytetit bregdetar.
Vrasje për hakmarrje- si u ekzekutua nga Avdylajt, Edmir Bregu
Edmir Bregu apo Ilir Kuçi u qëllua me breshëri kallashnikovi sapo doli nga makina e tij luksoze në lagjen nr.16 të qytetit bregdetar. Vrasja që asakohe u raportua si konflikt i çastit, pas katër vitesh u zbulua se ishte një ekzekutim për hakmarrje. Konkretisht viktima Edmir Bregu kishte tentuar të vrite nipin e Astrit Avdylajt, Aldo Avdylaj. 
Vrasja e Edmir Bregut u porosit nga Astrit Avdylaj, për hakmarrjen për tentativën e ekzekutimit të nipit të tij. SPAK thotë se drejtues dhe koordinator i grupit të strukturuar kriminal, dyshohet të jetë Aldo Avdylaj, si ndihmës dyshohet të jetë Enea Kume(vëllai i deputetit të PS), ndërsa si ekzekutor dyshohet të jenë Alfred Doka dhe shtetasi E.D ( të dy në kërkim).
Dy ekzekutorët pritën momentin kur 32-vjeçari, me origjinë nga Hasi ka parkuar “Porsche Cayenen” në ‘bazën’ e tij, pranë shtëpisë së vjehrrit. Qitësi, i ‘sistemuar’ në sediljen e pasme të makinës me ngjyrë të zezë ka qëlluar me breshëri kallashnikovi, duke i marrë jetën. Në 2021 Edmond Bregu alias Ilir Kuçi ishte denoncuar shumë herë nga banorët e qytetit të Durrësit për kanosje.
Në lidhje me vrasjen e Bregut, në pranga është vendosur vetëm Enea Kume, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Loer Kume. Astrit Avdylajt masa e arrestit do i komunikohet në burg, pasi ndodhet në qeli edhe për operacionin “Revanshi”. Nipi i tij, Aldo Avdylaj dhe dy ekzekutorët Alfred Doka dhe shtetasi E.D, janë shpallur në kërkim. Megjithatë SPAK shton se është duke hetuar më tej për të zbuluar përfshirjen e emrave të tjerë në grupin kriminal, por edhe shkaqet që sollën përplasjen e parë./ZËRI