Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Berisha me Presidentin e PACE, Roussopoulos: Shqetësime të thella për gjendjen në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Theodoros Roussopoulos. Në takim, Berisha ka paraqitur një sërë akuzash të rënda, duke e cilësuar qeverisjen e kryeministrit Edi Rama si një “narkodiktaturë” që ka shkaktuar pasoja dramatike në shtetin ligjor dhe ekonomi. Pas shprehjes së mirënjohjes për mbështetjen e Asamblesë ndaj aspiratave evropiane të Shqipërisë, Berisha ngriti shqetësime thelbësore lidhur me situatën aktuale në vend, sipas një njoftimi nga zyra e shtypit pranë PD. Gjatë takimit, Berisha theksoi se Shqipëria është shndërruar në “të vetmin narco-shtet në Evropë”, ku krimi i organizuar dhe korrupsioni politik ushqehen nga trafiku i drogës. Sipas tij, ky bashkëpunim i qeverisë me kartelet kriminale ka shkatërruar themelet e shtetit....