Bota E Enjte, 2 Tetor 2025 12:14
Një tërmet me magnitudë 6.9 goditi rajonin qendror të Filipineve, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe një bilanc tragjik. Sipas agjencisë së mbrojtjes civile, numri i viktimave ka arritur në 72, ndërsa 294 persona janë plagosur.
Tërmeti i thellë ndodhi pranë ishullit Cebu, duke dëmtuar infrastrukturën, përfshirë ura, linja energjie dhe ndërtesa historike, si një kishë mbi 100-vjeçare. Zona është shpallur në gjendje fatkeqësie, ndërsa mbi 170 mijë persona janë prekur dhe rreth 20 mijë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Autoritetet vazhdojnë operacionet e shpëtimit dhe monitorojnë pasgoditjet, të cilat deri tani kanë arritur mbi 2,300, disa me intensitet deri në 5 ballë.Filipinet ndodhen në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, një zonë me aktivitet të lartë sizmik dhe vullkanik, ku ndodhin më shumë se 800 tërmete në vit.Ky tërmet është më vdekjeprurësi në rajon që nga viti 2013, kur një tërmet tjetër me magnitudë 7.2 shkaktoi 222 viktima në ishullin Bohol.
