Moti i keq pezullon lundrimet në Detin Adriatik, anulohen lëvizjet detare Durrës-Bari dhe anasjelltas

Moti i keq pezullon lundrimet në Detin Adriatik, anulohen lëvizjet detare Durrës-Bari dhe anasjelltas

Autoriteti Portual Durrës informon se, për shkak të kushteve të motit në Detin Adriatik, lundrimet e parashikuara për ditën e sotme në linjën Durrës–Bari dhe Bari–Durrës janë anuluar. Ndërkohë, trageti i linjës Ankona–Durrës do të niset sipas programit pasditen e sotme nga Ankona, me mbërritje në Portin e Durrësit ditën e nesërme. Autoriteti Portual Durrës do të vijojë të informojë për çdo ndryshim të orareve të lundrimeve. Top Channel