Prodhimi në ulje, importi i pesticideve në rritje, çfarë po ndodh me produktet bujqësore

Prodhimi në ulje, importi i pesticideve në rritje, çfarë po ndodh me produktet bujqësore

Foto ilustruese TIRANË- Megjithë rënien e prodhimit bujqësor, importet e pesticideve po vijnë në rritje vit pas viti. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në vitin 2023 importi i pesticideve shënoi 1,480 tonë, me rritje vjetore prej 6.8 për qind. Përdorimi i pesticideve në vend ka pësuar luhatje të forta gjatë periudhës 2010–2023, duke arritur kulmin në vitin 2020, kur importet e tyre kaluan 2,000 tonë. Në vitin 2010, sipas të dhënave të INSTAT, ishin importuar 1,356 tonë. Në të kundërt, nga 2020 në 2023 është përgjysmuar importi i insekticideve, të cilat konsiderohen më të rrezikshmet, pasi ndikojnë drejtpërdrejt në sistemin nervor dhe lidhen me helmime akute dhe probleme afatgjata neurologjike. Edhe pse përdorimi i tyre ka rënë ndjeshëm përgjatë dekadës, u regjistruan 407 tonë...