Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Revista “Forbes”: Elon Musk arrin rekord të ri. Pasuria e tij më shumë se 500 miliardë dollarë
Elon Musk, njeriu më i pasur në botë ka arrtitur një rekord të ri. Pasuria e tij ka kaluar shifrën e 500 miliardë dollarëve, sipas revistës ”Forbes”. Pasuria neto e pronarit të Teslas dhe SpaceX arriti në 500,1 miliardë dollarë përpara se të binte përsëri në 499,1 miliardë dollarë, sipas renditjes “Miliarderë në kohë reale” të revistës. Në renditjen e kësaj reviste, Musk ndiqet nga bashkëthemeluesi i ”Oracle”, Larry Ellison, me një pasuri prej 350,7 miliardë dollarësh, dhe më pas nga drejtuesi i Meta, Mark Zuckerberg, me një pasuri prej 245,8 miliardë dollarësh.