Kroacia kthen mbrapsht ngarkesën me speca djegës ,AKU nis kontrolle në Divjakë

Kroacia kthen mbrapsht ngarkesën me speca djegës ,AKU nis kontrolle në Divjakë

Një ngarkesë prej 8,216 kilogramësh speca djegës e eksportuar nga Shqipëria është kthyer mbrapsht nga autoritetet kroate, pas zbulimit të niveleve të larta të pesticideve në produkt. Ngarkesa dyshohet se është marrë nga zona e Cërrikut dhe u ndalua në doganë për shkak të përmbajtjes mbi normë të tre substancave të ndaluara: Flonicamid, Chlorfenapyr dhe Tebufenpyrad. Pas këtij incidenti, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka ndërmarrë kontrolle të menjëhershme në pikën e grumbullimit në Divjakë, ku po verifikohen kushtet e magazinimit, dokumentacioni i produkteve dhe praktikat e përdorura në trajtimin e specave për eksport.Sipas autoriteteve ushqimore të Bashkimit Europian, këto pesticide përbëjnë rrezik serioz për shëndetin e njeriut, duke ndikuar në sistemin nervor dhe duke shkaktuar efekte toksike në organizëm. Kjo ka ngritur shqetësime për...