Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
FOTO/ I vëllai u arrestua sot nga SPAK, reagon deputeti i PS: Secili mban përgjegjësi për veten
Deputeti socialist, Loer Kume ka reaguar pas arrestimit të vëllait të tij, Enea Kume, i cili ra në pranga në kuadër të operacionit të SPAK në Durrës. Në një intervistë televizive, Loer Kume tha se është vënë në dijeni që mbrëmë për arrestimin e vëllait të tij. Ai theksoi se për sa kohë nuk ka një vendim fajësie do ta konsiderojë vëllanë të pafajshëm deri në momentin që drejtësia të flasë. “U vura mbrëmë në dijeni, është arrestuar dhe është i dyshuar dhe për sa kohë nuk ka një vendim fajësie do ta konsideroj të pafajshëm deri në momentin që drejtësia të flasë”, u shpreh deputeti. Më tej ai tha “Të mos flasim para kohe, por gjithkush është përgjegjës për jetën dhe vendimet që merr...