Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Rruga që “ha” para/ ARRSH 330 mijë euro për mirëmbajtjen e Qukës–Qafë Plloçë. Do e fitojnë ata që e ndërtuan?
Tri javë pas hapjes për qarkullim të rrugës Qukës–Qafë Plloçë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur një tender me shpejtësi. Një shumë prej rreth 330 mijë eurosh është akorduar nga Gentian Gjyli për mirëmbajtjen e 43 kilometrave, ndërtimi i të cilave zgjati për më shumë se 15 vite. Por ajo që e bën më të diskutueshëm këtë tender është edhe afati, ose koha e pakët nga inaugurimi. Duket se, ARRSH-ja ka shpejtuar për të bërë këtë tender, duke e marrë në dorëzim të gjithë segmentin, megjithëse kontrata parashikon që duhet të kalojnë disa muaj. Duket se, me këtë veprim, fitues pritet të jenë firmat që e kanë ndërtuar. Tashmë firmat private heqin çdo përgjegjësi nga bllokimet apo prishjet e mundshme, pavarësisht se ato duhet të veprojnë...